Abdixhiku prezanton programin e Shëndetësisë të LDK-së në Pejë”

Abdixhiku prezanton programin e Shëndetësisë të LDK-së në Pejë”

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka nisur udhëtimin drejt Pejës, ku do të prezantojë programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për sektorin e Shëndetësisë.

Ky program përfshin masa dhe iniciativa të reja për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, forcimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në trajtim cilësor, shkruan Gazeta Enigma.

Abdixhiku do të shpalosë vizionin e LDK-së për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook ai bëri një premtim ku tha se për katër vjet, shëndetësia kosovare do të jetë model transformues në rajon.

“Rrugës për në Pejë, për të prezantuar programin tonë për Shëndetësi; padyshim programin më ambicioz të prezantuar ndonjëherë në këtë sektor! Për 4 vite, shëndetësia kosovare do të jetë model teansformues në rajon – dhe për këtë jam jo vetëm entuziast por dhe pa durim”, ka shkruar kreu i LDK-së./GazetaEnigma/

Related Articles