Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pranuar rezultatin zgjedhur, teksa ka nënvizuar se përkundër se kishte pritje më të mëdha, do ta merr përgjegjësinë e plotë.
Sipas Abdixhikut, partia e tij ka dalë në vendin e tretë me 18.04% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39.8%, ndërsa PDK 21.8%.
Sipas tij me rezultatet e arrira, ” LDK do jetë sërish opozitare”.
Ai ka thënë se vetë e merr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat dhe për këtë do t’i jap llogari vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Nuk e quaj dështim. Kemi pasur fazë të rëndë. E marr pëgjegjësinë e plotë, unë Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Abdixhiku.
Sipas tij, LDK ka pasur rritje, por jo atë rritje që ai e ka pritur.
“Aktivistët tanë kanë bërë një fushatë me dinjitet, një fushatë moderne të cilën duhet ta ruajmë me plotë dinjitet. Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK-ja del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasat që kemi pritur edhe ne”, ka thënë Abdixhiku./ Gazeta Enigma.