Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për rastin e foshnjes së vdekur që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.
Ai e quan qeverinë të paaftë e të papërgjegjshme për mosemërim të ministrit të Shëndetësisë, duke shtuar se “skandalet në spitalet tona kanë adresë.
“Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare”
“As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë”, ka shkruar Abdixhiku.
“Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme. Skandalet në spitalet tona kanë adresë”.