Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t’i kërcënojë

Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t’i kërcënojë

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se qeveria e vendit duhet të jetë bashkëpunuese dhe partnere me bizneset e vendit e jo t’i kundërshtojë.

Ai ka pohuar se nëse vjen në pushtet, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të mbështesë bizneset.

“Të gjitha këto biznese janë patriotë modern të kohës. Qeveria duhet të jetë me ta partnerë, pra e afërt, t’i zgjidh problemet e tyre e jo t’i kërcënojë, e t’i kundërshtojë, e t’i bëjë pjesë të fushatave elektorale”.

“Jemi këtu për të çuar mesazh për të gjitha bizneset e Kosovës se pas 9 shkurtit qeveria e ardhshme e Kosovës, qeveria e djathtë e Kosovës, bizneset i sheh si partnerë. Do të jetë me ta e do të punojë me ta dhe do ta bëjë Kosovën me ta”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles