Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, e vetmja ide gjithpërfshirëse në tavolinë

Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, e vetmja ide gjithpërfshirëse në tavolinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sërish ka përmendur idenë e tij për Qeveri tranzicionale, teksa ka shtuar se mund të mos jetë “zgjedhja më e mirë”, por e vetmja “ide gjithpërfshirëse në tavolinë”, raporton Gazeta Enigma.

“Ndoshta nuk është ideja më e mirë, por është e vetmja gjithëpërfshirëse që gjendet në tavolinë. Nuk është çështje protagonizmi. Iniciativën mund ta marrë edhe dikush tjetër, ne kemi hedhur një ide për tejkalimin e krizës”, deklaroi Abdixhiku.

Ai kritikoi dështimin e konstituimit të Kuvendit duke e krahasuar situatën me një“kasetofon të prishur”.

LEXO EDHE: Gërvalla: Opozita t’i thërrasë mendjes, të mos bllokojë

“U mblodhën sërish pas 48 orëve për të përsëritur të njëjtin skenar dhe për t’u tallur me një vend të tërë”, shtoi ai.

Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles