Deputeti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria e Kosovës është një shtëpi e paditur.
“Mosveprimi juaj ka bërë që inflacioni të jetë rreth 20%”, ka thënë Abdixhiku.
“Ju nuk e dini as Kushtetutën, as ligjet bazike për ekonominë, e kjo është tragjedia për këtë vend”, iu ka drejtuar ai Qeverisë.
Abdixhiku duke folur për projektligjin për masat e përkohshme për produktet bazike, ka thënë se Qeveria e Kurtit është qeveri praktikantësh