Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim pasi Presidentja Vjosa Osmani caktoi 9 shkurtin si datë për zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Abdixhiku ka shkruar “Lë të bëhemi bashkë”.
“Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar sot 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.
Opozita kishte propozuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, derisa partia në pushtet nuk dihet se çfarë date ka preferuar.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.