Abdixhiku reagon për Manstirin e Deqanit: Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme

Abdixhiku reagon për Manstirin e Deqanit: Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka ndërtuar bazën për ardhjen në pushtet me kauza të rrejshme, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Qeveria e Kosovës të mërkurën urdhëroi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë pronat Manastirit të Deçanit, një vendim që dikur Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtonte fuqishëm. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi “të dëmshëm” vendimin, por “të domosdoshëm” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka kuptuar pas ardhjes në pushtet se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë.

“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe kur them të pakontestuara nënkupton që edhe janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershëm si LDK. Fatkeqësisht, Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë, por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme. Është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.

Related Articles