Abdixhiku: Rritja e çmimeve, brenga kryesore e qytetarëve

Abdixhiku: Rritja e çmimeve, brenga kryesore e qytetarëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shprehur brengën e tij të thellë për shqetësimet e qytetarëve të Kosovës rreth rritjes së çmimeve.

Abdixhiku theksoi se çmimet e larta kanë prekur rëndë jetesën e përditshme të qytetarëve, duke i vënë ata në një situatë të vështirë ekonomike.

Ai kërkoi që qeveria të ndërmarrë masa urgjente për të lehtësuar këtë krizë dhe për të siguruar stabilitetin ekonomik në vend. Abdixhiku përfundoi me thirrjen për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e sfidave që hasin qytetarët në këtë periudhë të vështirë.

Në “Rubikon”, Abdixhiku thotë se kjo është gjendje alarmante tash e katër vjet,

“Çështja e pagave nuk duhet parë vetëm në aspektin e një buxheti vjetor, por duhej të ishte i lidhur jo vetëm me zhvillimet ekonomike të një vendi, por edhe me atë që ne e konsiderojmë si problemin bazik të familjeve kosovare, që është rritja e madhe e çmimeve dhe inflacioni”, tha Abdixhiku.

“Ka një gjendje alarmante në vendin tonë tash e katër vjet. Pra për herë të parë në historinë e Kosovës, brenda një mandati 4-vjeçar, indeksi i çmimeve, ajo që e mat inflacionin ka shënuar rritje rekorde prej 22 pikë.  Rritja e këtyre çmimeve është brenga kryesore e qytetarëve tanë”.

Lidhur me këtë, Abdixhiku thotë se vendimin e tij të parë nëse do të bëhet kryeministër.

“Java e parë, vendimi im i parë si kryeministër, është që koeficienti i pagave në sektorin publik të jetë 150”.

Related Articles