Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka nderuar Presidentin Ibrahim Rugova me homazhe te varri i tij, në përvjetorin e 19-të të vdekjes.

Në përvjetorin e 19-të të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, theksoi se ky moment na kujton se angazhimi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE, janë prioritete kyçe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe për të forcuar miqësitë e përhershme, veçanërisht me SHBA, transmeton Gazeta Enigma.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullsisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e  popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.

Kreu i LDK-së theksoi se Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, i cili udhëhoqi me dinjitet dhe arriti të krijojë shtetin e Kosovës. Ai shtoi se Rugova ndërtoi një vizion të madh, një ëndërr që bashkon të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim./GazetaEnigma/

Related Articles