Abdixhiku shpalos detaje rreth raportit që ka me presidenten Osmani

Abdixhiku shpalos detaje rreth raportit që ka me presidenten Osmani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së fundmi foli edhe për punën e presidentes Vjosa Osmani dhe raportin që ka me të shkruan GazetaEnigma.

Në emisionin Context, Abdixhiku theksoi se presidentja nuk është e të gjithëve, siç do të duhej të ishte.

“Obligimin tim si parti që nuk e bllokon shumicën e kam përfunduar në Kuvend. Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve por nuk është e të gjithëve, kur them e të gjithëve nuk them e partive politike pasi nuk më duhet personalisht presidentja. Por duhet të ketë komunikime me të gjithë.

I pyetur se a kanë pasur kontakt me presidenten Osmani pas përplasjes që kanë pasur, ai tha se ka vetëm komunikim institucional.

“Kam pasur një takim pas luftës në Ukrainë, komunikim institucional, nuk kam tjetër komunikim me presidenten dhe nuk e shoh të arsyeshme të kem kontakt tjetër me të”, tha Abdixhiku. / GazetaEnigma

Related Articles