Abdixhiku shpalos programin e tij politik në Prishtinë

Abdixhiku shpalos programin e tij politik në Prishtinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin e tij politik gjatë një takimi në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se “nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë. E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë”.

Tuttje kandidati i LDK-së për kryeministër e quajti programin e tij më transformuesin që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e që, sipas tij, do të rigjenerojë ekonominë e vendit.

“E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles