Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame.
Shefi i LDK-së, tha se muaji i Ramazanit mëson vlerat më të shëndosha shoqërore, dhe se ato duhet ruajtur dhe kultivuar.
“Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona”, shkroi ai.
“Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!”, shtoi Abdixhiku.
Ai kështu shkroi në Facebook, si mbishkrim i fotografive të ndara nga çastet në iftarin e shtuar.