Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratave që tha sot se komunat dhe mësimdhënësit janë kundër shtetit.
Sips Abdixhikut, këto dy kategori janë vetë shteti.
Postimi i plotë:
Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim!
Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti.
Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura.
Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë. Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim.