Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë një tërë tubimesh e takimesh sot në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në ora 15:30, ai do të mbajë takim me banorët e Rekës së Kuqe të Gjakovës, ndërkaq gjysmë ore më vonë me ata të Krushës së Madhe në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori”.
Në ora 18:00, Abdixhiku do të mbajë tubim elektoral në Shtime, në Palestrën e Sportit.
Nga ora 19:30, ai do të takohet me banorët e Dobrajës së Madhe në Lipjan, në objektin e shkollës fillore “Dy dëshmorët”.
Në ora 20:30, Abdixhiku pritet të takohet me banorët e Gremes së Ferizajt në objektin e shkollës fillore “Jeta e re”, dhe një orë më vonë do të takohet me të rinjtë ferizajas.