Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku dhe Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet”.
“Duke njohur kontributin e Ahmetit dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm”, theksoi Abdixhiku.
Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.
Po ashtu, Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e “rikthimit të forcës elektorale të LDK-së”, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit