Abdixhiku takohet me Sarrazin: Në qeverisjen time, interesat e Kosovës nuk kompromitohen me vendime populliste

Abdixhiku takohet me Sarrazin: Në qeverisjen time, interesat e Kosovës nuk kompromitohen me vendime populliste

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan Enigma.

Duke qenë në prag të dhjetë vjetori të nisjes së Procesit të Berlinit, Abdixhiku ka thënë se me Sarrazin kanë diskutuar për rëndësinë e Kosovës në këtë proces.

Ai ka theksuar se LDK-ja pret që Qeveria të përmbush obligimet finale në këtë drejtim.

“Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës”

“Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se nga 9 shkurti, kur dhe janë zgjedhjet, LDK-ja do t’i jap prioritet secilit proces integrues të Kosovës, e që sipas tij ka ngecur këto katër vite.

“Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Related Articles