Abdixhiku takon 150 bizneset kryesore të Kosovës për të prezantuar vizionin e LDK-së

Abdixhiku takon 150 bizneset kryesore të Kosovës për të prezantuar vizionin e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesit e 150 bizneseve më të mëdha në Kosovë, një iniciativë që asnjë parti tjetër në vend nuk e ka ndërmarrë deri më tani.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku pritet të prezantojë projektet kryesore që LDK synon të realizojë në vitet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat për zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan GazetaEnigma.

Abdixhiku po ashtu do të shpalosë planin e LDK-së për përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetje për sektorin privat dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

“Bizneset në Kosovë kanë nevojë për përkrahje jo për burokraci. LDK do të reduktojë burokracinë për biznese, në mënyrë që të zhvillohen pa pengesa nga shteti. Programi ynë parasheh që ndihmojë ato kompani që kanë nevojë për të arritur standardet e kërkuara të cilësisë që kanë potencial për eksport. Qeveria aktuale ka ngulfatur bizneset dhe nuk ka ofruar përkrahje për to”, kishte thënë Abdixhiku më herët.

Edhe vitin e kaluar, kreu i LDK-së kishte takuar bizneset kryesore të Kosovës dhe ua kishte prezantuar programin “Rruga e Re”./GazetaEnigma/

Related Articles