Abdixhiku takon ambasadorin Rohde, flasin për ecurinë e fushatës

Abdixhiku takon ambasadorin Rohde, flasin për ecurinë e fushatës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të martën është takuar më ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin gjerman për ecurinë e fushatës eloktorale.

AI ka theksuar tutje ka thënë se e ka njoftuar Rohden për projektet kryesore që  siç thotë ai “do t’i nisin si qeveri pas 9 shkurtit.”

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”- ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles