Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, në Selinë Qendrore të partisë.
LDK-ja përmes një njoftmi në Facebook, ka njoftuar se në fokus të diskutimit ishin zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari Abdixhiku informoi ambasadorin për përgatitjet e LDK-së dhe programin politik “Rruga e Re”.
“Angazhimi ynë mbetet për të sjellë ndryshim konkret në Kosovë, përmes projekteve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët dhe zhvillim ekonomik për vendin,” tha Abdixhiku.
Po ashtu, u diskutua për suksesin e “Turneut të Ndryshimit,” i cili siç thuhet në njoftimin e LDK-së, po gëzon mbështetje të madhe.
“Në fund të takimit, u fol edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.