Abdixhiku takon kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në “Rruga e Re”

Abdixhiku takon kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në “Rruga e Re”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kompozitorin Florent Boshnjakun, në studion e tij në Prishtinë.

Abdixhiku, ndër të tjera theksoi se Boshnjakun ka biseduar për muzikën, festivalet e ngjarjet artistike

Ai shtoi më tej që idetë e Florentit, do t’i përfshijnë në versionin e ri të programit “Rruga e Re”.

“Kompozitorin e madh kosovar Florent Boshnjakun, e vizituam në studion e tij në Prishtinë. Nga hapësirat e punës, ku imagjinata e një artisti transformohej në melodi që më pas definojnë vet kohën, gjeta gjithë kujtimet e një karriere thjeshtë të jashtëzakonshme. Me Florentin e Sibelin folëm gjatë për muzikën, festivalet e ngjarjet artistike si forma të domosdoshme të ngritjes sonë kulturore”, shkroi Abdixhiku.

“Florenti, si mjeshtër i madh krijimi që është, si producent e si drejtor artistik i veçantë, kishte ide të jashtëzakonshme, të cilat do t’i përfshijmë në versionin e ri të programit “Rruga e Re”. Ndër to ishte edhe krijmi i një Festivali për fëmijë, ku talentë muzikorë nga gjithë shkollat kosovare marrin pjesë. Më la përshtypje të jashtëzakonshme; sepse së paku fëmijëve u japim një dritare të re që kapërcen përtej qëndrimeve në telefon e ikjeve në qendra tregtare – ku sot duket se janë ngujuar pa përjashtim! “.

“Biseduam për të drejtat e autorit dhe zgjidhjen që duhet të japim sa më parë; sikurse dhe për ndërtimin e grand hapësirës së re kulturore, ku teatrot, qendrat e sallat artistike ndërtohen bukur, mirë dhe shpejtë! Kemi plan të saktë tek ‘Rruga e Re’. Kosova duhet dhe do të vendoset në hartën artistike shpejtë si antidot i zymtësisë kolektive ku gjendemi tani!”.

Related Articles