Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se rrugëtimi i përbashkët deri në zgjedhjet e 17 tetorit e 14 nëntorit është rrugëtim që do ta mbajnë me vete gjatë.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë rrugëtim e nisën të vetëdijshëm për sfidat përpara, por po e përfundojnë krenarë dhe kokulur për besimin e marrë nga qytetarët.
“LDK në këto zgjedhje ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë, Junikun – dhe pas përfundimit të votave të mërgatës, do të fitojë dhe Dragashin. Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Enigma/.