Abdixhiku thotë se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për agresionin e Millosheviqit

Abdixhiku thotë se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për agresionin e Millosheviqit

Kryetari dhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën solemne për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ka thënë se kjo seancë po nis me dhimbje për vdekjen e sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Abdixhiku tha se emri i sekretares Albright do të mbetet i grabuar në themelet e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes nacionale për liri, pavarësi e demokraci.

Tutje, i pari i LDK-së tha se 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën, për përpjekjen për liri, shtet të pavarur e sistem demokratik.

“Po bëhen 23 vjet nga intervenimi ushtarak i NATO-s në caqet jugosllave, dhe kështu i fillimit të fundit të vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë”.

“Shënon rreshtimin veprues të drejtpërdrejtë të aleancës më të fuqishme ushtarake të kohës, NATO-s, me përpjekjet mbijetuese të rezistencës së luftës së popullit të Kosovës në orën tonë më të vështirë”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku kujtoi edhe fjalët e Sekretarit Gjeneral të NATO-s aso kohe, Javier Solana, ku thoshte se “sapo kam urdhëruar komandantin super të aleatëve në Evropë, gjeneralin Wesley Clark, të nis sulmet ajrore mbi Jugosllavinë.

Këto fjalë, për kreun e LDK-së përbëjnë momentin më çlirues e shpresëdhënës për Kosovën.

Tutje, ai tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte përgjigje e domosdoshme për agresionin gjenocidal të regjimit të Millosheviqit dhe forcave paramilitare serbe.

Related Articles