Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Gazeta Enigma.
Abdixhiku tha se sakrifica e familjes Jashari përbën një rilindje të ndërgjegjes kombëtare.
“Sot nderojmë dhe lartësojmë aktin sublim të jashtëzakonshëm të familjes Jashari të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e Jasharajve 28 vite më parë e familjes, e Ademit dhe 56 anëtarëve të tjerë është rilindje e ndërgjegjes sonë kombëtare përpjekja për shuarjen e trungut familjar të Jasharajve ishte përpjekje për shuarjen e popullit të Kosovës qëndresa në Epopenë e madhe të UÇK-së, ishte qëndresë e vetë Kosovës… Mbi këtë sakrificë rikujtojmë vetës vazhdimisht se sa e shtrenjtë dhe mbi t gjitha sa e shenj është liria që e gëzon të gjithë këta fëmijë që i pamë në këtë tempull të lirisë së popullit shqiptar”, tha ai. / Gazeta Enigma.
