Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë vetëm për të zgjedhur një kryeministër, por për të vendosur për të ardhmen dhe fatin e Republikës së Kosovës.
“Si një shtet në zhvillim, me njerëz që e bëjnë jetën këtu, si një shtet i hapur në rrjedhën e lumeve botërore, apo si një vend i zymtë i propagandës, i përçarjes, i mbylljes, i sanksioneve, si një vend i zbrazjes së dhimbshme”, tha Abdixhiku.
“Këtë zgjedhje unë e kam të qartë, këtë zgjedhje ju të dashur qytetarë të Prishtinës duhet ta keni të qartë”, theksoi ai.
LDK sot po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.
Gjithashtu kjo parti do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit./GazetaEnigma/