Abdixhiku tregon se a do e votojë Osmanin edhe për një mandat si presidente

Abdixhiku tregon se a do e votojë Osmanin edhe për një mandat si presidente

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur për situatën politike që po mbretëron tash e disa muaj në Kosovës.

Përveç bllokadës në Kuvendin e Kosovës, ai foli edhe rreth asaj se a do ta votonte subjekti që drejton edhe për një mandat Vjosa Osmanin si presidente.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ekziston për t’ia bërë karrierën dikujt.

“LDK-ja nuk ekziston për rehatinë e dikujt”, tha kreu i Lidhjes Demokratike.

“Interesi i vendit është të ketë qëndrueshmëri institucionale, të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit dhe për zgjedhjen e qeverisë. Kaq është e thjeshtë. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu do të jetë gjithmonë”, shtoi Abdixhiku në Rubikon.

Related Articles