Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të komentojë deklaratat e ish-nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili a ka akuzuar atë se nuk e njeh strukturën e partisë që drejton dhe nuk e di si funksionon ajo.
Ai ka thënë se tani vendimet në LDK merren me votë në strukturat e partisë.
“Nuk do të komentoj gjërat partiake nëpër studio televizive. E respektoj çdo njeri që ka kontribuuar në LDK, por vendimet e LDK-së merren me votë në strukturat e partisë dhe janë vendime që kanë mbështetje në të gjitha anët”, tha Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Lumir Abdixhiku ka thënë se e merr përgjegjësinë për humbjen në Podujevë dhe në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
“Humbja ka ndodhë. Për çdo humbje dhe për çdo fitore të LDK-së unë e marr përgjegjësinë e plotë. Edhe në Podujevë edhe në Gjilan”, ka thënë Abdixhiku./GazetaEnigma/