Abdixhiku uron Bajramin: Ta ruajmë unitetin dhe solidaritetin

Abdixhiku uron Bajramin: Ta ruajmë unitetin dhe solidaritetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të premten teksa ka uruar Bajramin ka bërë thirrje për ruajtje të unitetit dhe solidaritetit mes qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

“Sot me bashkëpunëtorë uruam Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij dhe nëpërmjet tij gjithë komunitetin e besimit islam në Kosovë për festën e Fitër Bajramit. Lutjet dhe agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit u pranofshin nga krijuesi. Mbi të gjitha në këtë periudhë edhe përtej kësaj periudhe t’i ruajmë, t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë këto vlera që rëndom i gjejmë gjatë këtij muaji të shenjtë dhe gjatë festës së Bajramit, pra solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, mbështetjen ndaj atyre që janë në nevojë, unitetin sa më të madh të njerëzve të Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin tonë dhe familjet tona. Me fat Bajrami!”, tha Abdixhiku. / Gazeta Enigma.

Related Articles