Abdixhiku uron Krishlindjet

Abdixhiku uron Krishlindjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Krishtlindjeve gjithë besimtarëve, raporton Gazeta Enigma.

“Të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi”, tha Abdixhiku.

Kjo ditë, sipas tij “na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët. Na kujton se paqja fillon në familje, vazhdon mes fqinjësh dhe forcohet në shoqëri”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova dhe shqiptarët e saj kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare. 

Related Articles