Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, duke theksuar se kjo festë simbolizon ringjalljen e shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve, dhe nxit bashkim dhe mirëkuptim në shoqëri.

“Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve”.

“Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.Gëzuar Pashkët!”, thuhet në urim.

Related Articles