Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar gjithë shqiptarët për nder të Ditës së Flamurit, raporton Gazeta “Enigma”.
Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se këtë ditë feste, kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare.
“Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë”.
Më tutje, kreu i LDK-së, thotë se në këtë ditë, kujtohet edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. /Gazeta Enigma/