Abdixhiku vazhdon me prezantim të projekteve, i premton katër objekte kulturore

Abdixhiku vazhdon me prezantim të projekteve, i premton katër objekte kulturore

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projekte kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës.

“Me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja”, shkroi Abdixhiku teksa bëri prezantimin në një postim në Facebook.

“Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë”, u shpreh i pari i LDK-së.

Më tej, ai tha se kompleksin më të madh kulturor të Kosovës “do ta bëjnë pas 9 shkurtit”, teksa shtoi se kostoja e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro.

Related Articles