Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është solidarizuar me gazetarin Vehbi Kajtazi, pasi këtij të fundit sipas policisë, sot në makinën e tij u gjet një pajisje e dyshuar si GPS.
Lidhur me këtë, në “Rubikon”, Abdixhiku shprehet se Kajtazi sot u cenua nga pushteti e nga fjala e lirë, njofton Klankosova.tv.
“Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë, për gazetarin Vehbi Kajtazi, me të cilin ndaj mospajtimet më të mëdha për çështje bazike, por i cili sot ka gjetur veten të cenuar në shprehjen e lirë. Po flas për një qeveri që sulmon mediat, këtë studio ka dashur ta mbyllë, Klan Kosovën dhe juve ka dashur të iu mbyllë, bizneset t’i shantazhojë e t’i kërcënojë, partitë shqiptare i ka distancu duke bërë thirrje se janë me Vuçiqin”, u shpreh kandidati për kryeministër.