Abdixhiku viziton bashkatdhetarët në Gjermani

Abdixhiku viziton bashkatdhetarët në Gjermani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në vizitë në Gjermani ku është takuar me bashkatedhetarët tanë.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ”duhet t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik“, sepse thotë se ”kështu i ka mësuar Ibrahim Rugova“.

“Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane“, ka shkruar Abdixhiku.

Related Articles