Lumir Abdixhiku, kandidati nga radhët e LDK-së, për kryeministër, ka bërë një takim me mërgatën në Olten të Zvicrës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se turneu i ndryshimit drejtuar nga ai, ka pranuar mbështetje edhe nga shqiptarët që jetojnë atje.
Ndër tjera ai ndaj të pranishmëve iu është shprehur mirënjohës.
”Faleminderit Olten!
Faleminderit nga zemra bashkëatdhetarë!
Turneu i Ndryshimit merr mbështetje dhe në Mërgatë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai./Gazeta Enigma