Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një bisedë telefonike me Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Abdixhiku duke e vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e solidaritetit, kulturës fetare dhe respektit të çdo feje tjetër.
“Në pamundësi t’a shtrëngojmë dorën e njëri tjetrit për këtë festë kaq të rëndësishme, kryetari Abdixhiku e uroi Myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Shëndet, paqe e begati në shtëpitë tuaja”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Gazeta Enigma/