Abedin Zeka e zbulon emrin e kandidatit të dytë për kryetar të FFK-së, thotë se i ka 18 nënshkrime

Abedin Zeka e zbulon emrin e kandidatit të dytë për kryetar të FFK-së, thotë se i ka 18 nënshkrime

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka thënë se Gramoz Vokrri do të jetë kundërkandidati i Agim Ademit për pozitën e kryetarit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Zeka gjithashtu tha se Vokrri i ka nënshkrimet e nevojshme për t’i hyrë garës.

“Në qoftë se keni dyshuar se nuk ka kundërkandidat, keni gabuar”, tha fillimisht ai në emisionin “Ekipi A”.

Kurse, në pyetjen se a ka kundërkandidat dhe a është Gramozi ai, Zeka tha: “Po, ka. Gramoz Vokrri. I ka 18 nënshkrime, plus dy janë pezull”.

I pari i klubit mitrovicas gjithashtu e pranoi se është në krahun e Vokrrit në këtë garë. Abedin Zeka njihet si kritik i kahershëm dhe i zëshëm i udhëheqësisë aktuale të shtëpisë së futbollit kosovar.

Vlen të përmendet se Gramozi është djali i legjendës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Kurse, e ashtuquajtura “opozitë” e ka cilësuar këtë vendim si shkelje ligjore dhe statutore./Gazeta Enigma/

Related Articles