Abelard Tahiri e çon djalin te varri i Mujë Krasniqit

Abelard Tahiri e çon djalin te varri i Mujë Krasniqit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri, ka bërë një postim prekës në 27 vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqit – Kapuçit, me bashkëluftëtarë.

Përmes Facebook-ut, ai bëri me dije se djali i tij Pirroja, bëri homazhe te varri i Mujës. Tahiri tha se për të gjithë fëmijët tanë: liria ka emër, ka histori dhe ka përgjegjësi. “Këtu, para sakrificës që na solli lirinë, e kaluara dhe e ardhmja takohen në heshtje. E kaluara na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak, guxim dhe besim”, ka shkruar Tahiri.

“E ardhmja na obligon që atë sakrificë ta ruajmë, ta nderojmë dhe ta bëjmë të vlejë, me drejtësi, dinjitet dhe dashuri për vendin. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon shkrimi i Tahirit në Facebook.

Related Articles