Abelard Tahiri: VV po i manipulon qytetarët me statistika, krimi dhe korrupsioni janë luftuar më pak në Qeverinë Kurti

Abelard Tahiri: VV po i manipulon qytetarët me statistika, krimi dhe korrupsioni janë luftuar më pak në Qeverinë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse krahasohet viti 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm më pak se sa në vitin 2019.

Sipas Tahirit, statistikat e mëposhtme tregojnë pasqyrën e vërtetë të situates.

Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë:

Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481);

Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);

Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)

Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)

Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)

Në fushën e trafikimit me narkotikë:

Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)

Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)

Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)

Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:

Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)

Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124)

Related Articles