Abidixhiku i bashkohet në fushatë Shefqet Shehut: Gjakova do ketë udhëheqjen që meriton

Abidixhiku i bashkohet në fushatë Shefqet Shehut: Gjakova do ketë udhëheqjen që meriton

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi sonte në Gjakovë, kandidatin për kryetar, Shefqet Shehun, si dhe listën prej 36 kandidateve për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Abdixhiku tha se Gjakova është simbol i qytetarisë shqiptare.

“LDK mbetet adresa e shpresës, e zhvillimit dhe e avancimit të qyteteve tona. Me Shefqetin dhe ekipin e tij të përkushtuar, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton; të ndershme, punëtore dhe vizionare”, shkroi Abdixhiku.

“Na priftë e mbara”, shtoi ai.

Related Articles