Abraham mund të transferohet në Serie A

Abraham mund të transferohet në Serie A

Tammy Abraham mund të largohet nga Anglia për ta vazhduar karrierën e tij në Serie A.

Sulmuesi anglez nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe i është kërkuar të gjej një skuadër të re.

Ardhja e Romelu Lukakus bën që ai të ketë edhe më pak hapësira tek Chelsea.

Atalanta është futur fuqishëm në garë për anglezin dhe po e shohin si zëvendësimin perfekt të Duvan Zapatas i cili mund të transferohet te Interi.

Fabrizio Romano ka raportuar se drejtuesit e klubit italian kanë takim gjatë ditës me ata të Chelseat për sulmuesin anglez.

Abraham pëlqehet shumë nga Gasperini dhe mund të largohet nga Chelsea për një shumë rreth 40 milionë euro.

Gjithsesi për sulmuesin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham United, Aston Villa, Arsenal, Tottenham Hotspur e Southampton.

Related Articles