Behar Neziri, mesfushori i të rinjve të Bayern Munichut, i bashkohet Kosovës U-19

Behar Neziri, mesfushori i të rinjve të Bayern Munichut, i bashkohet Kosovës U-19

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se mesfushori i Bayern Munich U-19, Behar Neziri i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës U-19.

Talent nga e gjithë Evropa po vazhdojnë t’i bashkohet ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Dardanëve.

I fundit që është bashkuar me ekipin e Kosovës është mesfushori që është pjesë e akademisë së Bayern Munich, Behar Neziri.

Është vet Federata e Futbollit e Kosovës që me anë të faqes zyrtare ka njoftuar ardhjen e Nezirit në ekipin U-19.

Njoftimi i plotë i FFK-së

Presidenti Agim Ademi në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është takuar me futbollistin Behar Neziri me prejardhje nga Kosova I cili veprimtarinë e tij po e zhvillon në Gjermani.

Mesfushori kosovar aktualisht luan për “FC Bayern Munich U19”. Ai u shpreh I lumtur  për ftesën që ka marrë dhe pohoi se është në formë të mirë dhe I gatshëm që t’i bashkohet Dardanëve.

Me këtë vendim, 18 vjeçari zyrtarisht do të jetë një tjetër futbollist I talentuar I cili do e përfaqësoj Kombëtaren U19 të Kosovës.

Related Articles