Deputeti nga radhët e Lëvijes Vetëvendosje, Artan Abrashi, sot në seancë ka thënë se opozita po i sulmojnë deputet femra në Kuvend
Abrashi në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se opozita fillimisht ka sulmuar presidenten Vjosa Osmani dhe pastaj deputeten Adelina Grainca, e cila së fundmi ka kaluar nga PDK në LVV.
“Ka vazhduar fushata e opozitës me linçime ndaj grave, fillimisht ndaj presidentes Vjosa Osmani u përdor një gjuhë e ulët, pastaj në muret e shtëpisë së deputetes së VV-së, Adelina Grainca u bën shkrime fyese dhe seksiste e mos të përmendim presionet që i përjetuan deputetet tjera për të ndryshuar qëndrimet këtu në Kuvend”, tha ai.
Abrashi tutje tha se opozita mund të bëjë sulme sa të dojë ndaj LVV-së, por duhet të largohen nga kjo sjellje ndaj deputeteve femra.