Deputeti nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se po shqyrtojnë ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me liderët e partive politike, por tha se ftesa për takime mes kryetarëve veç se ka pasur nga ana e partisë së tij.
“Jemi duke shqyrtuar ftesën e presidentes, vlerësojmë vullnetin e këdo që mundohet për tejkalim të situatës. Nuk ka qenë problemi tek mungesa e takimeve, ne i kemi ftuar partitë e tjera në takim. Ta shohim, besojmë se shumë shpejtë do ta analizojmë përmbajtjen e asaj ftese”, tha Abrashi.
Ai tutje tha se VV ka qenë “e vetmja palë konstrukitve që ka pasë vullnetin për të dalë nga kjo situatë”.
“Të shpresojmë që partitë e tjera të hiqen nga këto pozicione dhe të bëhet konstiuimi. Uroj që sot të ketë reflektim nga partitë, por pak jam optimist”, u shpreh tutje deputeti Abrashi. /Gazeta Enigma