Abrashi: Vendimi për pagën minimale mund të ndryshohet në të ardhmen

Abrashi: Vendimi për pagën minimale mund të ndryshohet në të ardhmen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën e sotme në Kuvend, ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, tha se ky propozim është i mirë dhe se mund të ndryshojë në të ardhmen, shkruan GazetaEnigma.

“Këto tema që u ngritën si veteranët e s’kanë të bëjnë me këto biseda që po bëjmë sot në Kuvend. Abuzimi që po bëhet nuk qëndron në aspekt me veteranët. Shumë shtete pagën minimale e kanë bërë shekullin e kaluar dhe këtë Kosova po bën tash. Ne nuk dyshojmë dhe nuk do të hezitojmë ta ngrisim dorën për një pagë minimale për 1000 euro, por nuk mund të ndodh se dihen pasojat”, u shpreh Abrashi. / GazetaEnigma

Related Articles