Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic, gjykata vendos për të dyshuarit

Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic, gjykata vendos për të dyshuarit

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë mesditën e sotme masat e sigurisë për tre personat e dyshuar për implikimin në ngjarjen e abuzimit seksual me 16-vjeçaren S.K nga Këlcyra.

Gjykata vendosi “arrest në burg” për Pajtim Baken, punonjës policie njëherazi njerku i 16-vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “arrest në burg” edhe për Isi Pashon dhe Kristian Priftit, të cilët dyshohet se shantazhonin efektivin e policisë, të shpallur tashmë në kërkim me videon intime. 

Related Articles