Adelina Ismaili shpërndan në ‘Facebook’ emisionin me hoxhën të cilin RTK-ja e ndaloi transmetimin

Adelina Ismaili shpërndan në ‘Facebook’ emisionin me hoxhën të cilin RTK-ja e ndaloi transmetimin

Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” emisioni me hoxhë Drilon Gashi të cilin nuk ia transmetoi RTK.

Moderatorja njoftoi ditë me parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.

Ky emision ishte ndaluar për transmetim pasi i ftuari, hoxhë Drilon Gashi kishte një proces gjyqësor me bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Çka ndodhi me intervistën e Adelina Ismajlit

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili krejt pak para se të fillonte transmetimi i emisionit ka njoftuar se i është ndaluar transmetimi në RTK.

Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim“, tha ajo.

https://fb.watch/qADRtMB0q1/

Related Articles