Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri është gjithmonë afër ndjekësve të saj përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh në rrjetin social Instagram.
Njëri nga ndjekësit e pyeti: “A ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë?”
Adelina nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë: “Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”.
Më tej ajo shpjegoi se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera, për shkak se ne shqiptarët kemi gjene shumë të bukura