Correa arrin në Milano

Correa arrin në Milano

Joaquin Correa tashmë gjendet në Milano për të kompletuar transferimin te Interi.

Kampioni i Italisë e ka transferuar lojtarin në formë huazimi me obligim blerje në qershor të vitit 2022 për 30 milionë euro.

Correa ka mbërritur pasditen e sotme në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore. Më pas do të nënshkruajë me Interin dhe të bëhet zyrtarizimi. Sigurisht nuk do të mungojë prezantimi para mediave.

Interi ishte hedhur në sulm për një lojtar goli pas largimit të Romelu Lukaku dhe fillimisht mori te Roma Edin Dzekon, kurse tani Correan nga Lazio.

Simone Inzaghi e njeh shumë mirë sulmuesin dhe insistoi për ta pasur në skuadrën e tij.

Related Articles