Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së

Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së

Këngëtarja Adelina Thaçi, vajza e humoristit të ndjerë, Cimës, i është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili shkroi gjatë për Adelinën, një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Abdixhiku tha se ajo sot po hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik, duke sjellë profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që nderon.

“LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim.

Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të.

Dyert tona janë të hapura.”, ka shkruar ndër të tjera kreu i LDK-së.

Related Articles